Rreth Panairit

HoReCa® Fair Albania tashmë është kthyer në tradite. Pregatitjet për edicionin e pestë vazhdojnë me ritme intensive nga stafi ynë. Edicioni i 5të do të zhvillohet në datat 02-04 Mars 2018 në qëndrën më të njohur për zhvillimin e panaireve ne vënd, Pallati i Kongreseve. Parashikojmë që të kemi mbi 110 kompani pjesemarrëse në HoReCa® 2018, afro 40% e të cilëve ekspozues ndërkombëtarë.

Në vetëm katër edicione të kaluara, HoReCa® është kthyer në liderin absolut për ekspozimin e kompanive të këtij segmenti në vënd, një vënd për takime eskluzive midis kompanive prodhuese apo shërbyese dhe klienteve më të mirë, qofshin grosistë apo klientë final. Në HoReCa®, kompanitë krijuan sinergji të reja, më shumë se kliente, krijuan nje të ardhme ndryshe.

Në 2018, panairit HoReCa® i bashkëngjitet PackTechExpo®, një event i përmasave ndërkombëtare me atraktivitet të lartë i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e verave të pjesëmarrjes në HoReCa® 2018.

Falë fushatës promocionale që Event Market shpk ka pregatitur për HoReCa® dhe PackTechExpo®, mijëra vizitorë profesionistë nga ShqiperiaKosovaMaqedonia dhe Mali i Zi, do të na vizitojnë, duke e kthyer Tiranën në datat 02-04 Mars 2018, në kryeqytetin e pritjes së profesionisteve.

Koha e Mbetur

Follow us

  • Spot Panairi HoReCa

  • Horeca Panair 2015

  • HoReCa 2016

  • Vizitoret

    HoReCa® Fair Albania tashme eshte
    kthyer ne tradite. Pregatitjet per
    edicionin e trete vazhdojne me
    ritme intensive nga stafi yne.
    Edicioni i 3te do te zhvillohet ne
    datat 03-06 Mars 2016 ne qendren
    me te madhe per zhvillimin e
    panaireve ne vend, Tirana Expo
    Centre.