Profili i Ekspozueseve

FotoExh2

HorReCa® është i pari dhe më i rëndësishmi nga panairet profesionale në Shqipëri. Duke qënë se ai korrespondon me tregun më të madh në vënd (mbi 60.000 Hotele, Restorante dhe Bar-Cafe funksionojnë aktualisht në Shqipëri), duke qënë i mirë-organizuar dhe duke qënë një platformë ideale e biznesit, HoReCa® është zgjedhja e parë dhe më e duhura e kompanive për tu ekspozuar.

Numri i konsumatorëve potencial për produktet dhe shërbimet e sektorëve të HORECA është aq i madh, saqë ai nuk është i vlefshëm vetëm për Hotelet, Restorantet dhe Cafe-të, por gjithashtu edhe për Ri-Shitesit, Importuesit, Distributoret dhe Grosistet.

HoReCa® Fair Albania sjell sëbashku ekspozues dhe vizitorë në Tirane, promovon efekte sinergjike dhe mbështet të sapo ardhurit që të “pushtojnë” tregun HORECA të së ardhmes.

Në edicionin e 6-të, në datat 01-03 Mars 2019, Event Market shpk po pret që të ketë jo me pak se 110 ekspozues dhe mijëra vizitorë nga Shqiperia dhe shtetet përreth.

Follow us

  • Spot Panairi HoReCa

  • Horeca Panair 2015

  • HoReCa 2016

  • Vizitoret

    HoReCa® Fair Albania tashme eshte
    kthyer ne tradite. Pregatitjet per
    edicionin e trete vazhdojne me
    ritme intensive nga stafi yne.
    Edicioni i 3te do te zhvillohet ne
    datat 03-06 Mars 2016 ne qendren
    me te madhe per zhvillimin e
    panaireve ne vend, Tirana Expo
    Centre.